18:45 / 02.07.2020
Gjimshiti titullar, Hysaj në stol
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Atalantës dhe Napolit.
Nga minuta e parë në këtë super ndeshje futbolli, me dy skuadra simpatike – nuk starton për Napolin Elseid Hysaj, kurse po për Atalantën Berat Gjimshiti. Gjimshiti është i pazëvendësueshëm te Atalanta, derisa Hysaj po mundohet t’i tregojë Gennaro Gattusos se meriton një vend në krahun e djathtë të mbrojtjes, por ende nuk e ka bindur.
Skuadrat janë me objektiva të ndryshme – Atalanta që të ruajë pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve, derisa Napoli pozitën e gjashtë, që dërgon në Europa League.
Ndeshja nis nga ora 19:00.























