Barcelona vjen me idenë e “çmendur”
Sharr Travel

Barcelona vjen me idenë e “çmendur”

Barcelona po mendon të përdorë Antuan Grizmanin në një shkëmbim për të arritur tek sulmuesi i Interit Lautrao Martinez.

Sulmuesi francez ka dështuar të justifikojë 120 milionë eurot që u shpenzuan për ta marrrë nga Atletico Madrid.

Situata e Grizmanit tek Barcelona ka prekur fundin, pasi trajneri Setien e la në stol në derbin kundër Atletiko Madridit dhe e futi në lojë vetëm 2 minuta nga fundi.

Sipas asaj që raporton “ Sport” Barcelona duket se është lodhur nga Grizman dhe po mendon ta shesë francezin.

Duke parë vështirësinë që po hasin për të marrë Lautaro Martinezin nga Interi, katalanasit po mendojnë një shkëmbim mes Grizmanit dhe Lautaros.

Nuk dihet sesa do ta pranojë Interi këtë ide, pasi zikaltërit insistojnë për para kesh dhe jo shkëmbime lojtarësh.