Shpend Ahmeti pret kampionët e ri të Kosovës
Sharr Travel

Shpend Ahmeti pret kampionët e ri të Kosovës

Kampioni i ri i Kosovës në futsall, FC Prishtina sot ka qenë në vizitë te i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

Komuna e Prishtinës në krye me Ahmetin i pritën me torte, kampionët e futsallit kosovar.

“Sot me ftesë të Kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Shpend Ahmeti ishim në vizitë për të na uruar titullin kampion të Republikës së Kosovës.

Kryetari Ahmeti, theksoj se ishte shumë i gëzuar që titulli kampion tani më i takon kryeqytetit dhe se angazhimi ynë i përbashkët tani më ka sjellur rezultate. Presidenti i Klubit z.Dili, e njoftoj Kryetarin se tani më klubi është i fokusuar në planin rreth garave evropiane Champions League.

Po ashtu Komuna e Prishtinës, kishte përgatitur një festë ku nuk mungoj as tortja me mbi shkrimin “URIME KAMPIONA”

Ne e falenderojmë Komunën e Prishtinës, që na mbështet në qysh nga themelimi dhe tani më sfida jonë e përbashkët është prezentimi në Champions League.”, thuhet në njoftimin e fundit të bërë nga FC Prishtina në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.