Aniston kërkon të ndërmerren hapa konkretë: Shumë jetë ka marrë ky virus
Sharr Travel

Aniston kërkon të ndërmerren hapa konkretë: Shumë jetë ka marrë ky virus

Aktorja amerikane, Jennifer Aniston, ka kërkuar nga njerëzit që të mbajnë maska në mënyrë që të mbrohen nga infeksioni me coronavirus.

Ylli hollivudian ka bërë një publikim në Instagram, në të cilin shfaqet duke mbajtur maskë.

Këtë postim, ajo e ka shoqëruar me një mesazh të gjatë dedikuar fansave të saj, nga të cilët kërkon që t’i respektojnë rregullat për t’u mbrojtur nga infeksioni me COVID-19.

“E kuptoj që maskat janë të pakëndshme dhe të papërshtatshme. Mirëpo, a nuk mendoni se është më keq që kompanitë po mbyllen, njerëzit mbesin pa punë, punëtorët shëndetësore kanë arritur në një pikë të rraskapitjes absolute”.

“Dhe aq shumë jetë i ka marrë ky virus, sepse nuk kemi bërë mjaftueshëm. Vërtet besoj se njerëzit janë në qenie të mira, ashtu që mendoj se së bashku mund t’ia dalim”.

“Megjithatë, ka shumë njerëz në vendin tonë që refuzojnë t’i ndërmarrin hapat konkretë dhe të domosdoshëm që ta rrafshojnë kurbën, ashtu që të jemi të sigurt nga njëri-tjetri”, ka shkruar mes tjerash Aniston. 


MË SHUME NGA Magazina