23:16 / 02.07.2020
City shkatërron Liverpoolin, Guardiola leksion Klopp-it
Liverpooli ka siguruar titullin këtë sezon, por kjo nuk e ndal Manchester City-in që t’i japë një leksion të mirë futbolli në duelin direkt të luajtur në “Etihad Stadium”.
Guardiola hodhi në fushë një ekip më agresivë, teksa do të merrte një rezultat shumë bindës 4-0.
De Bruyne zhbllokoi ndeshjen me penallti që në minutën e 25-të, më pas do të ishte radha e Sterling dhe Foden në pjesën e parë, për të mbyllur sfidën thuajse që në këtë 45-minutësh.
Në fraksionin e dytë, Chamberlain devijoi një goditje të Sterling, që në fakt po shkonte jashtë kuadratit.
Kjo fitore e afron City-in me 20 pikë distancë nga Liverpooli.























