Vdes në moshë të re punonjësi i RTK-së
Sharr Travel

Vdes në moshë të re punonjësi i RTK-së

Pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 44-vjeçare ndërroi jetë kolegu ynë Burim Mirena. Ai ishte i angazhuar në sektorin e IT-së në RTK.

Përmes një njoftimi, sindikata e RTK-së, bën të ditur se Mirena ishte një profesionist i dalluar.

“Sindikata e Pavarur e RTK-së, me pikëllim e dhimbje të thellë ka marrë lajmin pë ikjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë Burim Mirena. Burimi, përveç që ishte një profesionist i dalluar në njësinë e Titrimit dhe TI-së, ai ishte edhe një shok i dashur për stafin e RTK-së, gjë që e bën shumë më të madhe dhimbjen për ndarjen e tij nga ne. Sindikata, u shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve, për humbjen e të dashurit të tyre”, thuhet në njoftim.

Familjarët në anën tjetër kanë bërë të ditur se për shkak të situatës me pandeminë, ceremonia mortore do bëhet vetëm me prezencën e familjarëve, ndërsa varrimi do bëhet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Hade.

“Ju njoftojmë se pas një sëmundjeje ndërroi jetë, vëllau jonë(djali i axhës) Burim J. Mirena.Për shkak të situatës me pandeminë, ceremonia mortore do bëhet nën prezencën e familjarëve, varrimi do bëhet sot me datën 03.07.2020 ne ora 14:00, ne varrezat e fshatit Hade. Me pikëllim të thellë, Familja Mirena”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Aktuale