Ambasadori gjerman në Podgoricë: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Lajcakut
Sharr Travel

Ambasadori gjerman në Podgoricë: Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë Lajcakut

Ambasadori gjerman në Podgoricë, Robert Weber, ka thënë se Berlini dhe Parisi janë të gatshëm të ndihmojnë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, nëse është e nevojshme.

“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se dialogu i udhëhequr nga BE zyrtarisht do të rifillojë në korrik. Ne hapur mbështesim përfaqësuesin special në punën e tij dhe bashkë me Francën jemi të gatshëm të ofrojmë asistencë nëse është e nevojshme”, ka thënë Weber, transmeton gazeta express.

Ai gjithashtu ka thënë se politika e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor është një prej prioriteteve të presidencës gjermane me Bashkimi Evropian.

“Ne duam të finalizojmë kornizën negociuese dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me Shqipërinë, kur të plotësojnë kushtet e nevojshme”, ka shtuar tutje Weber.


MË SHUME NGA Aktuale