Bebe Rexha paraqitet tërheqëse në kampanjën e re
Sharr Travel

Bebe Rexha paraqitet tërheqëse në kampanjën e re

Bebe Rexha vazhdon të jetë imazh i “SinFul Colors”.

Bebe Rexha është emër goxha i kërkuar edhe në kampanjat e markave të njohura.

Ajo vazhdon bashkëpunimin me markën e kozmetikës “SinFul Colors”, ku reklamon produktet për thonj.

Në rrjete sociale, artistja ndau disa imazhe nga kampanja e re që e ka realizuar me këtë brend, ku vjen tejet joshëse.

E veshur me kostum sportiv me ngjyrat bardhë, zi dhe të kuqe, këngëtarja dukej atraktive teksa mbante në duar helmetën e motoçikletës.

“Të jetosh në korsinë e shpejtë, Koleksioni i ri i shpejtë Bliss Fast & Fierce që krijova me SinFulColors është i disponueshëm tani. Dopio hijet e kuqe dhe livando qershi që thahen në një minutë”, ka shkruar ajo sipër fotos.


MË SHUME NGA Magazina