Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Kastrati ngushëllon familjen Mirena

Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Kastrati ngushëllon familjen Mirena

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Ngadhnjim Kastrati, në telegramin e ngushëllimit ka shkruar se Burimi ishte koleg i dashur, mik, për të gjithë ata që e njohën dhe vdekja e tij do të lë një boshllëk të madh në RTK.

Ky është telegrami i ngushëllimit i Drejtorit të Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastratit, drejtuar familjes Mirena dhe kolegëve të RTK-së:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të kolegut tonë Burim Mirena.

Burimi ishte koleg i dashur,  mik, për të gjithë ata që e njohën.

Vdekja e tij do të lë një boshllëk të madh në RTK por ai do të mbetet në zemrat tona përherë për qetësinë që kishte.

E nderuara familje Mirena, të nderuar kolegë të RTK-së, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Burimit.

Do ta kujtojmë me respekt dhe nderim”.


MË SHUME NGA Aktuale