Sane: Erdha te Bayerni për të fituar Championsin!
Sharr Travel

Sane: Erdha te Bayerni për të fituar Championsin!

Pasi kaloi me sukses viziatat mjekësore, Leroy Sane u zyrtarizua si goditja e parë e madhe e Bayern Munich në merkaton e kësaj vere. 

24-vjeçari firmosi deri në vitin 2025, me bavarezët që paguan plot 50 milionë euro për kartonin e tij. Shumë i lumtur pas transferimit te kampionët Gjermanisë, Sane foli për këtë hap të madh në karrierën e tij.

“Bayerni është një klub i madh dhe me qëllime të mëdha, që më shkojnë edhe mua për shtat. Po shoh përpara për një sfidë të re dhe nuk mund të pres deri në momentin që të stërvitem me skuadrën. E njoh Hansi Flick që në kohën e Gjermanisë U21 dhe ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë atje. Dua të fitoj sa më shumë trofe me Bayern dhe Liga e Kampioneve është prioriteti”.

Ndërkohë Karl-Heinz Rummenigge, CEO i klubit gjerman për kalimin e Sane te Bayerni, tha: “Jam i lumtur që Sane erdhi tek ne. Ai është një lojtar i shkëlqyer, i i cili i ka treguar cilësitë e tij vitet e fundit, veçanërisht me ekipin kombëtar. Qëllimi ynë është të mbledhim lojtarët më të mirë gjermanë dhe nënshkrimi me Sane e konfirmon këtë. Përgëzoj Salihamidzic që e mbylli me sukses këtë transferim.