18:49 / 03.07.2020
Petrit Bylykbashi sëmuret prapë me COVID-19
Petrit Bylykbashi nga Prishtina është personi i parë në Kosovë, që doli publikisht për të treguar se është i infektuar me koronavirus. Në prill, ai njoftoi se është shëruar.
Por, koronavirusi i është kthyer sërish Bylykbashit. Ai ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se ka rezultuar sërish pozitiv për COVID-19.
























