Cavani kthehet në Itali, ky është klubi i tij i ri
Sharr Travel

Cavani kthehet në Itali, ky është klubi i tij i ri

Edinson Cavani po afrohet gjithmonë e më shumë me Romën.

Sipas mediave të huaja, menaxherët e tij do të takohen me drejtuesit e klubit verdhekuq ditën e martë ose të mërkurë për të firmosur marrëveshjen e transferimit të ish-sulmuesit të PSG-së në kryeqytetin italian.

Cavani u përfol se do të transferohej te Atletiko Madridi, Interi apo dhe Newcastle, por duket se Roma ka arritur ta bindë 33-vjeçarin të luajë për ta.

Nënshkrimi me Mauro Icardin i mbylli përfundimisht derën Cavanit te PSG-ja.