Januzi hero i Prishtinës, thyhet Drenica në finish të ndeshjes
Sharr Travel

Januzi hero i Prishtinës, thyhet Drenica në finish të ndeshjes

Prishtina ka arritur fitoren në duel me Drenicën, duke e mposhtur me rezultat 1-0, sonte në “Fadil Vokrri”, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Sulmuesi Ahmed Januzi ishte hero i kryeqytetasve, duke shënuar golin e fitores në minutën e 94-të, duke e mbajtur Prishtinën në garën për titull të kampionit.

Drenica më të gjitha forcat synojnë të marri një pikë nga ky udhëtim, megjithatë, drenicasit u thyen në kohën shtesë.