Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante
Sharr Travel

Superliga vazhdon sot me dy sfida interesante

Pas dy ndeshjeve të djeshme, Ipko Superliga sjellë sot edhe dy përballje interesante të xhiros së 28.

Vëmendja do të jetë në Drenas, ku Feronikeli pret skuadrën e Gjilanit.

Kampioni do të mundohet që me fitore t’iu afrohet gjilanasve, ndërsa për këta të fundit çdo rezultat tjetër pos triumfit do të ishte dështim i radhës.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në Klinë mes dy skuadrave dukagjinase, Dukagjinit dhe Ballkanit.

Portokallezinjtë vetëm me fitore mbeten në luftë për titull, derisa vendësit do të mundohen të arrijnë pikët e para pas pandemisë, transmeton Olle.

Të dy ndeshjet fillojnë prej orës 17:00.

IPKO SUPERLIGA

17:00 Feronikeli – Gjilani

17:00 Dukagjini – Ballkani