Thaçi viziton familje Muqolli në Poklek që iu masakruan 40 anëtarë
Sharr Travel

Thaçi viziton familje Muqolli në Poklek që iu masakruan 40 anëtarë

Presidenti Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve. Ai pasditen e së shtunës ka qëndruar në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, të cilës gjatë luftës së fundit iu masakruan 40 anëtarë.

Thaçi përmes një statusi në Facebook ka thënë se gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm

Ky është postimi i tij i plotë:

Në familjen Muqolli në Poklek të Drenasit, së cilës iu vranë dhe masakruan 40 anëtarë më 17 prill 1999. Gjaku i 54 martirëve të masakrës së Poklekut qëndron në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nderim dhe respekt i përjetshëm. HTH


MË SHUME NGA Aktuale