07:45 / 05.07.2020
Moti sot në Shqipëri, nis me diell por ka `surpriza` në mesditë
Moti këtë të dielë, në Shqipëri, do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu me stuhi në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 15 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 15/26°C
Zonat e ulëta 18/33°C
Zonat bregdetare 20/32°C.























