Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva
BKT
Lajme

Policia bllokon hyrjet – katër trupa të pajetë nxirren nga Infektiva

​​​​​​​Një numër i shtuar i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është vërejtur mëngjesin e sotëm pranë Klinikës Infektive të QKUK-së.

(E plotësuar) Kjo për arsye se dyshohet se që nga mesnata, katër persona të prekur me koronavirus kanë humbur jetën.

Para pak çastesh janë nxjerrë trupat e viktimave nga Infektiva.

Policia mëngjesin e sotëm ka rrethuar Infektivën.

Aktualisht deri më tani janë të konfirmuar 66 viktima nga COVID-19 në Kosovë.

 

Vërehet numër i shtuar i policëve pranë Klinikës Infektive

Forca të shtuara të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës janë vendosur para Klinikës Infektive në QKUK.

Mëngjesin e së dielës policia ka bllokuar hyrjet për në këtë klinikë. Ndërkohë, mjekësia ligjore është duke i larguar trupat e pajetë.

Kujtojmë se vetëm dje Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar 178 raste të reja me Covid-19. Po ashtu gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur nga ky virus.


MË SHUME NGA Lajme