“Arena Sportive” vjen sonte më tema të ‘nxehta’
Sharr Travel

“Arena Sportive” vjen sonte më tema të ‘nxehta’

Emisioni sportiv “Arena” sonte rikthehet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), më tema të “nxehta” si në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar, raporton RTKLive.com.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21 në futboll Rafet Prekazi, sonte në “Arena Sportive” komenton garën për titull, rikthimin e futbollit pas pandemisë dhe ambiciet e U21-shit.

Kronikat nga Superliga e Kosovës dhe opinionet e protagonistëve nga ndeshjet e javës së 28-të.

Në pjesën e dytë të ftuar në studio do të jenë Fatos Dili dhe Shpend Brahimi, për të biseduar rreth suksesit të klubit të futsallit Mabetex Prishtina, i cili e fitoi javën e kaluar titullin e parë në histori.

Si shkoi finalja e parë e play-offit në konkurrencën e femrave në volejboll dhe çka pritet në duelin e së mërkurës në Mitrovicë?

A do të anulohen garat prestigjioze ndërkombëtare Maratona e Prishtinës në atletikë dhe Tour of Kosova në çiklizëm?

Këtë e mësojmë nga lidhjet direkte me Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës dhe Avni Nuha, president i Federatës së Çiklizmit.

Këto dhe materiale tjera, “Arena Sportive” në RTK1, i sjell sonte nga ora 20:30.