Inzaghi: Humbja nga Milani na rëndon shumë në klasifikim
Sharr Travel

Inzaghi: Humbja nga Milani na rëndon shumë në klasifikim

Lazio me humbjen nga Milani (0-3) ka mbetur plotë shtatë pikë pas Juventusit. Trajneri Simone Inzaghi e pranon se humbja i ka kushtuar shumë skuadrës së tij.

“Kjo humbje na rëndon shumë në klasifikim, por e dinim që kishim vështirësi objektive. Nuk kishim as fat, pasi pësuam gol me devijim dhe Strakosha për pak sa nuk e preku penalltinë. Kishim dy raste për t’u kthyer në lojë. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj rotacion në këto momente. Katër ndeshjet e ardhshme në dy javë do të jenë shumë të vështira”, ka thënë Inzaghi.