Sërish Ramos, Reali mund Bilbaon, hap gjigant drejt titullit
Sharr Travel

Sërish Ramos, Reali mund Bilbaon, hap gjigant drejt titullit

Është sërish Sergio Ramos. Mbrojtësi spanjoll ia siguroi tri pikë të arta Real Madridit në udhëtim tek Atletico Bilbao, raporton RTKLive.com.

“Mbretërit” mundëm basket më rezultat minimal 0-1, falë golit të Ramos nga penalltia në minutën e 73-të.

Më këtë fitore, madrilenët bëjnë hapin e madh në garën për titull të kampionit, duke u shkëputur tashmë në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë sesa Barcelona, kjo e fundit sonte luan me Villarreal.

Reali pas fitores kundër Bilbaos shkon në kuotën e 77-të pikëve, derisa basket mbesin në vendin e tetë me 48 pikë të grumbulluara. 

Autor: RTKLive