Thaçi te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit
BKT
Lajme

Thaçi te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Komoran, te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. 

“Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme