Tre të vdekur dhe 71 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri
Sharr Travel

Tre të vdekur dhe 71 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Tre viktima në Shqipëri janë konfirmuar nga Covid-19, mes tyre dhe mjeku Hysni Shkjau në 24 orët e fundit.

Ndërkohë janë bërë 459 testime, nga ku 71 rezultuan pozitivë: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.