Rita Ora krenare me punën e nënës së saj, falënderon punëtorët e NHS
Sharr Travel

Rita Ora krenare me punën e nënës së saj, falënderon punëtorët e NHS

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, ka uruar përvjetorin e 72-të të punëtorëve të shëndetit ‘NHS’, duke përfshirë edhe nënën e saj.

29-vjeçarja këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku edhe publikoi një fotografi të Vera Orës, shkruan Daily Mail.

Nëna e këngëtares është parë e ulur tokë me një mantel blu, ndërsa mbante laptopin në gjunjët e saj.

“Urime ditëlindjen e 72-të të NHS Website. Faleminderit për të gjithë punëtorët shëndetësorë për punën e mrekullueshme gjatë pandemisë COVID-19 dhe më tej. Unë do t’i bashkohem festës së punëtorëve të NHS. Shumë krenare me ty mami, Vera Ora”, ka shkruar ajo.

Kjo vjen, pas bashkimit të nënës-vajzës, pasi qëndruan me muaj të tërë të izoluara në vende të ndryshme. /Telegrafi/

 

 

 


MË SHUME NGA Magazina