Halle Berry pendohet që pranoi të luajë rolin e një transgjinori

Halle Berry pendohet që pranoi të luajë rolin e një transgjinori

Halle Berry pranoi të luajë rolin e një mashkulli transgjinor në filin e ardhshëm, ndërsa pasi u pendua për këtë rol thotë se do të dëgjojë dhe mësojë nga gabimi.

Halle Berry është tërhequr të luajë një mashkull transgjinor në një film të ardhshëm, pasi u bë objektivi i zemërimit në internet javën e kaluar, shkruan DailyMail.

Duke folur në një Instagram Live, aktorja e “Monster Ball”, 53 vjeçe, zbuloi se ajo ndoshta ‘po luante rolin, duke nxitur reagime masive’.

Në Twitter të hënën në mbrëmje, Halle kërkoi falje për ‘vërejtjet’ që iu drejtuan asaj dhe pranoi se ajo nuk duhet ta kishte ‘konsideruar këtë rol’ në radhë të parë.

Deklarata e saj thotë: ‘Si një grua cisgender, tani e kuptoj që nuk duhet ta kisha konsideruar këtë rol, dhe se komuniteti transgjinor duhet të ketë pa dyshim mundësinë për të treguar rrëfimet e tyre’.

“Unë jam mirënjohëse për udhëheqjen dhe bisedën kritike gjatë ditëve të kaluara dhe do të vazhdoj të dëgjoj, edukohem dhe mësoj nga ky gabim. Unë zotohem të jem një aleat në përdorimin e zërit tim për të promovuar një përfaqësim më të mirë në ekran, përpara dhe pas kamerës,” përfundoi ylli i “Catwoman”.

Të Instagram, aktorja të premten kishte deklaruar se po merr në konsideratë rolin e Christin Brown, për të luajtur një personazh që kaloi nga grua në burrë.

Aktivistja transgjinore, Serena Dianari, kritikoi hapur Berry në Twitter për kategorizimin e gabuar të historisë së personazhit transgjinor si një ‘femër’.

“Nuk është absolutisht një histori femre, është histori për një burrë. Dhe pse është aspekti i tranzicionit fizik pikë qendrore për të? ‘ shkroi Dianari, që nënkuptoi se të qenit transgjinor është më shumë sesa thjesht një ndryshim i prerjes së flokëve.