Një tjetër shtëpi për Jennifer dhe Alex, pamjet mahnitëse

Një tjetër shtëpi për Jennifer dhe Alex, pamjet mahnitëse

Çifti i njohur i showbizit Jenifer Lopez dhe Alex Rodrigues tashmë janë bërë me një tjetër shtëpi, pas atyre që kanë në Miami, New York dhe Bel Air.

Plot 1.4 milion dollarë kanë paguar për një vilë të vogël në Los Angeles, në periferi të Encino në Luginën e San Fernando.

Një shtëpi me pamje të mrekullueshme dhe plot hapësirë, ka tërhequr vëmendjen e fansave të çiftit.

Këngëtarja zotëron po ashtu një pronë prej 28 milion dollarësh në Bel Air, si dhe një apartament 20 milion dollarë në Manhattan dhe një pronë në Hamptons dhe një shtëpi në Malibu.