Vdekjet e dyshimta në QKUK, Zemaj në pritje të raportit të prokurorisë
Sharr Travel

Vdekjet e dyshimta në QKUK, Zemaj në pritje të raportit të prokurorisë

Dy ditë pas katër vdekjeve të dyshimta në Klinikën Infektive, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në ditët në vijim do të pranojë raporte të detajuara, derisa edhe ka përshëndetur shkarkimin e drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.

I pari i shëndetësisë në një konferencë për media ka thënë se janë duke pritur që prokuroria të dalë më një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se do të angazhohen mbi 200 profesionistë shëndetësorë, për të menaxhuar pandeminë Covid-19.

“Menaxhimi me pandemi është në koordinim të plotë me të gjithë institucionet”, tha ministri Zemaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i krimeve të rënda, ka nisur hetimet lidhur me dyshimet për vdekjet e pacientëve me COVID-19, që kanë ndodhur në orët e para të së dielës në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) të dielën kanë thënë se për shkak të shtimit të numrit të vdekjeve brenda një afati të shkurtër kohor, janë ngritur dyshime lidhur me natyrën e vdekjes së këtyre pacientëve.


MË SHUME NGA Aktuale