Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand
Sharr Travel

Vajza e Steven Spielberg është fejuar me aktorin Genc Legrand

Vajza e regjisorit Steven Spielberg, Destry Allyn, është fejuar me aktorin Genc Legrand.

Destry, 23-vjeçare, njoftoi lajmin e gëzueshëm të premten në mbrëmje përmes një fotografie të publikuar në Instagram krah partnerit të saj, në të cilën ka vënë në fokus edhe unazën.
“Përshendetje, jam fejuar”, ka shkruar ajo. “Jam shumë e emocionuar të vazhdoj jetën me shokun tim më të mirë. Kjo është dita më e mirë ndonjëherë. Të dua shumë Genc Legrand”.

I fejuari i saj është gjithashtu një aktor me origjinë nga Zvicra, Legrand u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën e tij të aktrimit dhe studioi në Teatrin dhe Institutin e Filmit “Lee Strasberg”.

Sipas mediave të huaja Genc po ashtu raportohet se është me prejardhje shqiptar dhe se di afro katër gjuhë: anglisht, gjuhën frënge, gjermane dhe shqipe.

Destry ka ndjekur gjurmët e babait të saj në famshëm në industrinë e filmit si aktore, shkrimtare dhe regjisore.

Aktorja është një nga shtatë fëmijët e Spielberg dhe Kate Capshaw.

Steven po ashtu ka edhe fëmijët e tjerë: Mikaela George, Sasha, Max, Theo dhe Sawyer. 


MË SHUME NGA Magazina