Barcelona vihet pas dy lojtarëve të Tottenham

Barcelona vihet pas dy lojtarëve të Tottenham

Barcelona dhe Tottenham Hotspur mund të arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e lojtarëve këtë vërë.

Kampionët e La Ligas raportohet të jenë të interesuar për dyshen e Tottenham, Tanguy Ndombele dhe Ryan Sessegnon.

Katalanët tashmë kanë kontaktuar Tottenhamin, përcjell lajmi.net.

Sipas Evening Standard, Barcelona kanë bërë kontaktet e para, dhe janë të gatshëm të ofrojnë lojtarë për të finalizuar marrëveshjen.

Gjitha këto lëvizje lënë të kuptohet se te Barcelona do të ketë ndryshime të mëdha gjatë verës, të cilat do të bëheshin obligative nëse dështojnë të fitojnë titullin në La Liga.