Eurodeputetët letër Macron dhe Rutte: Liberalizoni vizat me Kosovën
Sharr Travel

Eurodeputetët letër Macron dhe Rutte: Liberalizoni vizat me Kosovën

Anëtari i Parlamentit Evropian, Andrey Kovatchev, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter ka thënë se sot bashkë me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, ka nënshkruar dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, me kërkesën që Kosovës t’i hiqen vizat deri në fund të vitit 2020.

Kovatchev gjithashtu kujtoi se kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave.

Tutje, Kovatchev tha se vetëm kështu, Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë në cështjen e dialogut Kosovë – Serbi.

“Sot, së bashku me 41 anëtarë të Parlamentit Evropian, nënshkruam dy letra adresuar presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, me kërkesën që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës deri në fund të vitit 2020. Kanë kaluar tashmë dy vjet që kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e vizave. Vetëm kështu Evropa mund të bëhet ndërmjetësuese e drejtë”, shkroi Kovatchev.

Kryeministri Hoti ka sot është takuar me presidentin e Francës, Emanuel Macron, sipas agjendës evropiane, për bisedimet me Serbinë.

Ai të premten, më 10 korrik, do të marrë pjesë në samitin virtual të Parisit, të cilin e kanë thirrur presidenti Macron dhe kancelarja gjermane,  Angela Merkel. Përvec Kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Aleksander Vuciq.

Kryeministri Hoti do ta përfaqesojë Kosovën edhe në takimin me presidentin serb, Aleksander Vuciq, në Bruksel, më 12 korrik.

Presidenti Hashim Thaci, që viteve të fundit ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, nuk do të marrë pjesë në asnjë takim të kësaj jave./express/