Chelsea shënon fitore të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace
Sharr Travel

Chelsea shënon fitore të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace

Chelsea ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme 2:3 në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të të Premierligës, të zhvilluar të martën mbrëma.

‘Blutë’ e Londrës patën një fillim tejet të mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’, nëpërmjet Olivier Giroud.

Në minutën e 27’, Chelsea shënoi edhe golin e dytë. Për 0-2 realizoi Christian Pulisic.

Vendasit u rikthyen në lojë kur Wilfried Zaha gjeti rrjetën me një super gol në minutën e 34’, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë, me secilën skuadër që arriti të shënonte.

Tammy Abraham në minutën e 71’, riktheu epërsinë prej dy golave për Chelsean, por një minutën më vonë, Christian Benteke shënoi për vendasit, për 2:3.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Crystal Palace pati dy mundësi të mira për të barazuar rezultatin, por ishin të pafat në përpjekjet e tyre.