Flori Mumajesi po rikthehet me këngë të re
Sharr Travel

Flori Mumajesi po rikthehet me këngë të re

Flori është gati për t`u rikthyer me projekt të ri muzikor.

Kantautori Flori Mumajesi ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga studio muzikore, ku shihet pranë mikrofonit.

Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se kënga e tij e re vjen shumë shpejt, por nuk preferoi që të zbulonte të tjera detaje.

Artisti njihet për shumë hite dhe padyshim që fansat e Florit presin që edhe kënga e re e tij të jetë e tillë.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe ky artist,  i cili muajt e fundit ka anuluar të gjitha koncertet e planifikuara për shkak të pandemisë. 

 


MË SHUME NGA Magazina