09:02 / 08.07.2020
Temperaturat e larta mbushin plazhet, nuk respektohen masat anti-Covid
Temperaturat e larta kanë bërë që edhe kjo fundjavë të shënojë një boom pushuesish në bregdet.
Në Ksamil, të ardhur kryesisht nga Kosova, zgjedhin të pushojnë në grupe dhe pa u shqetësuar nga rreziku i virusit, transmeton oranews.
Edhe bregdeti i Durrësit kishte gjithashtu një fluks të shtuar këtë fundjavë.
Por mungesa e rojeve bregdetare konsiderohet një problem serioz nga pushuesit.
Kjo fundjavë ka shënuar dhe mbytjen e parë në Velipojë, ku ka humbur jetën një 76 vjeçar nga Gjakova si pasojë e një infarkti.























