Amanda Kloots flet e pikëlluar pas vdekjes së bashkëshortit të saj
Sharr Travel

Amanda Kloots flet e pikëlluar pas vdekjes së bashkëshortit të saj

Aktorja Amanda Kloots ka folur me pikëllim për vdekjen e bashkëshortit të saj, Nick Cordero, i cili vdiq nga komplikimet e coronavirusit pasi qëndroi mbi 90 ditë në spital.

Ai ishte 41-vjeçar.

“Bashkëshorti im ishte një njeri shumë special”, ka thënë aktorja e famshme për revistën People. “Ai ishte miku i çdokujt. Ne i mësuam shumë gjëra njëri-tjetrit. Ne kënduam dhe kemi kërcyer në çdo vend. Vetëm duke e parë se si i bënte gjërat më qeshte fytyra”, shtoi ajo.

Nick Cordero dhe Amanda Kloots (Foto: Getty Images/Guliver)

“Si burrë nuk kishte një ditë që ai nuk më tha se ‘isht3e me fat. Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa shumë më mungon, prezenca dhe zëri i tij. Jam e thyer”, ka thënë mes tjerash ajo.

Cordero ka lënë pas bashkëshortën, 38-vjeçare, me të cilën u martua në shtator të vitit 2017 dhe djalin njëvjeçar, Elvis Eduardo.

Çifti u takuan për herë të parë në vitin 2014 gjatë xhirimeve të ‘Bullets Over Broadway’, për të cilin u nominua me një çmim ‘Tony’.

Nick Cordero dhe familja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)

Amanda e njoftoi vdekjen e tij përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale ku shkroi, “Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Nick ishte një dritë shumë e ndritshme. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë, ndihmues e më së shumti komunikativ. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”. 


MË SHUME NGA Magazina