Thaqi: Titullin nuk e humbëm, po na e vodhën!
Sharr Travel

Thaqi: Titullin nuk e humbëm, po na e vodhën!

Mbrojtësi i krahut i Prishtinës, Armend Thaqi ka reaguar ashpër pas gjithë asaj situate tensionuese që ndodhi pas ndeshjes Gjilani – Prishtina, e cila u mbyll me fitoren e gjilanasve, 2:1.

Sipas mbrojtësit të bardhekaltërve, skuadrës së Prishtinës i është vjedhur titulli jashtë fushës, duke e cilësuar si të padrejtë ndëshkimin e Visar Bekajt me karton të kuq.

“Mund të mos dalim kampion, mirëpo asnjëherë s’do ta ulim kokën sepse jemi të pastër si loti…të sulmohen kryetrajneri me gjithë stafin nga policia, të sulmohen futbollistët që në fushë kërkojnë pikët me punë dhe djersë hallall është e papranueshme…Zoti është mbi gjithçka dhe vetëm Zotit do t’i përulemi gjithmonë. Djemtë e FC Prishtinës në krye me Visar Bekajn që ndëshkohet padrejtësisht do të vazhdojmë me kokën lart sepse titullin nuk e humbëm në fushë, mirëpo na e vodhën jashtë saj”, ka theksuar Thaqi në reagimin e tij.