Zemaj: Kemi 8 mijë policë, s’mund t’i ruajmë të gjithë në vetizolim
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se aktualisht kemi vetëm 8 mijë policë dhe s’mund t’i ruajmë në vetizolim të gjitha rastet pozitive me koronavirus.
“Kemi vetëm 8 mijë policë, s’mund t’i ruajmë të gjithë në vetizolim”, është shprehur Zemaj.
Gjithashtu, Zemaj tha se aktualisht prioritet kanë sigurimin e sa më shumë testeve.
“Aktualisht prioritet e kemi sigurimin e sa më shumë testeve”, ka thënë Zemaj në T7.
Tutje, Zemaj tha se është shqetësuese fakti se po kemi të bëjmë me një përqindje të madhe të personave që nuk besojnë në ekzistencën e virusit.
“Është shqetësuese fakti se 30% e qytetarëve nuk besojnë që ekziston virusi”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa sa i përket kryetarëve të komunave, Zemaj tha se nuk ka asnjë vërejtje në punën e tyre.
“Nuk kam vërejtje në kryetarët e komunave”, shtoi Zemaj.























