Ambasadori i Izraelit: Shqipëria si një pishtar tolerance

Ambasadori i Izraelit: Shqipëria si një pishtar tolerance

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler në fjalën e tij në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, e ka cilësuar Shqipërinë si një pishtar tolerance.

Ai më pas ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një vend që ka udhëhequr vepra humanitare.

“Jemi këtu për të ndarë mesazhe paqe dhe tolerance. Do doja të falenderoja SHBA si një vend udhëheqës që nis këto vepra që vlejnë shumë për të gjithë. Sot ne manifestojmë aktin e shkëlqyer të një vendi të vogël, që tregojnë një shembull për tu vlerësuar. Shqipëria si një pishtar tolerance, sjellje shembullore njerëzore, që duhet ndjekur nga të gjithë” tha Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler. /TCh