Përurimi i Memorialit të Holokaustit, Kim falenderon popullin shqiptarë

Përurimi i Memorialit të Holokaustit, Kim falenderon popullin shqiptarë

Në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka falenderuar popullin shqiptarë për veprimet e tyre humane që bënë në mbrojtjen e popullit hebre nga përndjekja e nazistëve.

Yuri Kim ka shtuar se ky memorial nuk është vetëm një përkujtim i së shkuarës por i shërben edhe të ardhmes dhe do të jap një shembull frymëzimi dhe humaniteti për të gjithë të tjerët.

“Nuk ka shumë popuj në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë, Në fakt është ajo që mendoj për terminologjinë për ata që njihen si të drejtë, kanë treguar mirësi dhe guxim. Pas ngjitjes në pushtet të Hitleri familjet shqiptare shpëtuan qindra familje hebreje nga vdekja e sigurt. Sikur u përmend ku pushtuesit nazistë kërkuan një listë të herbenjve, qeveria refuzoi. Shqiptarët nga të gjithë sferat e jetës, elita, fshatarë, klerikë, shpëtuan hebrenjtë, miqtë e tyre. Është një histori kurajoze dhe frymëzuese dhe e nderit. E besës shqiptare. Jam shumë krenarë që qeveria e SHBA për trashgiminë jashtë vendit të vlerësoj me anë të këtij memoriali. Do doja të falenderoja kryeministrin dhe kreun e bashkisë së Tiranës që e bënë këtë memorial. Por më së shumti dua të falenderoj popullin shqiptarë për këtë që ka bërë.” tha Yuri Kim.

“Kudo përveç në Shqiptarë, ku populli shqiptarë i mbrojti hebrenjtë. Ky memorial ka të bëjë edhe me të ardhmen. Le ta bekojmë gjithnjë veprimin e popullit shqiptarë që mbrojti hebrenjtë. Ky memorial na kujton rëndësinë e veprave të tilla. Na inspiron ne që të bëhemi si kujtimi i miqve tanë shqiptarë.” tha Yuri Kim. “ tha Yuri Kim. /TCh