Rama: Shqipëria mbetet njollë në ndërgjegjen e Hollivudit!
Sharr Travel

Rama: Shqipëria mbetet njollë në ndërgjegjen e Hollivudit!

Në përurimin e Memorialit të Holokaustit në Tiranë kryeministri Edi Rama tha se marrëdhënia e shqiptarëve me hebrenjtë është e veçantë.

“Sot ky memorial është gati pjesë e një hapësirë te bukur publike ku dhjetëra familje kalojnë gjatë muajit dhe do të mund tu tregojnë fëmijëve kuptimin e fjalëve të shkruara në këta tre gurë që jo rastësisht kanë tre gjuhë, shqipe hebre dhe atë të atyre që me forcën e fuqisë së madhe në kërkim për një botë më të mirë bën të mundur çlirimin e mbarë botës nga mallkimi nazist“, tha Rama.

Kryeministri duke u kthyer pas në kohë kujtoi disa nga rastet kur jo pak familje në Shqipëri ndihmuan hebrenjtë.

“Përpara luftës së dytë botërore përpara së sa kjo marrëdhënie të shpërfaqej në formën më fisnike Shqipëria ishte e vetmja që në legjislacion kishte te miratuar shabatin, që dmth se të gjithë qytetarët që jetonin dhe i përkisnin popullit hebre të mos punonin ditën e premte, dhe askush nuk kishte te drejtë që për këtë tu ndërpriste shpërblimin për punën.

Dua të them me bindje që Shqipëria me episodet, personazhet që ndihmuan hebrenjtë mbetet një njollë në ndërgjegjen e Hollivudit që ka prodhuar disa kryevepra për këtë epokë por që do kishte bërë më shumë nëse do ishte referuar episodeve të shpëtimit të tyre në Shqipëria.

Që nga udhëtimi me kuaj i një familje që për 24 orë transporti 17 hebrenj në momentet e ndërrimit të pushtuesve pak pas kapitullimit të Italisë.

Apo familjes Myrto në Kavajë që deri në fund ishte besnik deri në fund ndaj mikut të tij hebre.

Apo familja e Nuro Hoxhës që strehoi 4 familje, historia dëshmon se ai u tha se nga sot jemi një familje dhe ne do përgjigjemi me jetë për ne.

Ne jemi i vetmi vend me më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore, ku hebrenjtë vinin për të kërkuar mbrojtje dhe shpëtim dhe mbetet e jashtëzakonshme edhe për klerin shqiptar ku autoritetet u thirrën ne Berlin në kohën e një vakumi ku u konsideruan si pala negociuese, atyre iu kërkua: e drejta mbi arin e Shqipërisë së depozituar në Itali dhe lista e hebrenjve të strehuar në Shqipëri. Dhe atëherë këta përfaqësues dhanë një përgjigje, një nga fjalët e arta: Arin Po, Hebrenjtë jo!

Shpëtimi i hebrenjve është një histori e cila përmban brenda detyrimin për të gjithë ne për ta ruajtur jo thjesht si një histori që tregohet në ditë të shënuara por si një vlerë të madhe që duhet trashëguar brez pas brezi .

Brenda saj ka shumë anë si anët e një guri të çmuar që ngado ta kthesh shkëlqen. Në letrën e tij të rekomandimit për një bujtës shqiptar fotografi hebre Gavra Mandil shkruante: shqiptarët vërtet nuk janë të edukuar me trashëgiminë e Gëtës, por njohin vlerën e jetës që e mbrojnë kudo dhe kurdo pa kërkuar asgjë mbrapsht“, tha ai.