Roma bën ofertë të re për Smalling
Sharr Travel

Roma bën ofertë të re për Smalling

Roma thuhet se ka bërë një ofertë të re për Chris Smalling te Manchester United, duke kërkur një huazim tjetër një vjeçar, me detyrim për ta blerë për 15 milionë euro.

Smalling do të kthehet te Manchester United pasi të përfundojë sezoni në Serie A, me ‘Djajtë e Kuq’ që nuk kanë lejuar lojtarin të përfshihet në Ligën e Evropës te skuadra italiane.

Tani raportohet se Roma i ka bërë një ofertë të re Manchester United, duke kërkuar mbajtjen e mbrojtësin në ‘Olimpico’.

Do të ishte një hua prej tre milionë euro me një mundësi blerjeje të detyrueshme për 15 milionë euro verën e ardhshme, ndërsa Smalling do t’i ofrohet një kontratë katër vjeçare.

Smalling është paraqitur në 32 ndeshje për Romën këtë sezon, duke shënuar edhe dy gola.