13:20 / 09.07.2020
Bella Hadid e pasionuar pas kalërimit, shijon secilin moment
Modelja e njohur Bella Hadid, njihet për bukurinë e saj duke u bërë ndër modelet më të kërkuara nga agjencitë më të njohura të modës.
Si e tillë ajo gëzon një vëmendje të madhe edhe nëpër mediat sociale ku është mjaft aktive.
Aty ajo shfrytëzon rastin që të publikoj aktivitetet e saj të vazhdueshme.
Së fundmi ajo ka publikuar pamje ku shihet duke kalëruar, e ky duket të jetë një nga pasionet e saj.
Ajo shihet duke e shijuar secilin moment të kalërimit në natyrë.























