UP-ja zgjedh dekanët e rinj, procesi përcillet me zhurmë e mospajtime
Sharr Travel

UP-ja zgjedh dekanët e rinj, procesi përcillet me zhurmë e mospajtime

Zgjedhjet për dekan në Fakultetet e Universitetit të Prishtinës, u përcollën më shumë zhurmë dhe mospajtime.

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit për dekan u propozuan tre emra, Musa Selimi, Ajvaz Berisha dhe Hazir Salihu.

Për dekan u propozua edhe Hazir Salihu. Por ky i fundit u tërhoq nga kandidatura, siç tha ai për arsye personale.

E kandidatura e Ajvaz Berishës u përcoll me shumë paqartësi dhe me shumë zhurmë.

Ishte pikërisht Ajvaz Berisha që nuk lejoi që zgjedhjet të mbahen pa kandidaturën e tij, ndonëse kishte të drejtë të kandidonte.

“Ju po tentoni ta eliminoni dikë nga kandidatura por nuk do të ndodh. Ose shtyjeni zgjedhjet deri nesër edhe i shohim te gjitha procedurat”, tha Berisha.

E zgjedhjet i fitoi Musa Selimi.

Zgjedhjet për dekan u mbajtën edhe në Fakultetin Ekonomik dhe atë Juridik, raporton EO.

Për këtë të fundit kandidoi vetëm Avni Puka i cili u zgjodh me 30 vota për, katër kundër dhe dy abstenime. Dekani i ri premtoi më shumë përgjegjësi.

“Ndihem i nderuar dhe i privilegjuar që më keni zgjedhur por në të njëjtën kohë ndihem me më shumë përgjegjësi por së bashku me juve do t’ia dalim”, tha Puka.

Ndërsa ish-dekani Haxhi Gashi tha se ka qenë privilegj që për dy mandate të jetë në krye të Fakultetit Juridik.

Në Fakultetin Filologjik u zgjodh për herë të dytë dekane Lindita Rugova, përderisa Blerim Saqipi u zgjodh në Fakultetin e Edukimit.

Në atë Filozofik u zgjodh Dashamir Burxulli. Vend për dekan pati edhe për një ish-ministër. Idriz Vehapi u zgjodh dekan në FShMN. E në Fakultetin e Arteve Hazir Haziri, raporton Ekonomia Online.

 


MË SHUME NGA Aktuale