15:30 / 09.07.2020
Gjykata mer vendimin për aktorin turk pas skandalit me të dashurën
Një ndër aktorët më të njohur në Turqi, Ozan Guven, është akuzuar se ka rrahur të dashurën e tij, Deniz Bulutsuz, shkruajnë mediat turke
Ata madje kanë publikuar fotot e saj me sytë e nxirë, me shenja në duar dhe këmbë, me prerje nga xhamat dhe njërin sy me gjak.
Sipas të dashurës së aktorit, dhuna ka ndodhur në shtëpinë e tij në Stamboll.
Pas përballjes në gjykatë ditën e sotme, është marrë vendimi për aktorin e njohur turk. Për 2 muaj, Guven e ka të ndaluar t’i afrohet partneres së tij. Aktori e ka kundërshtuar vendimin duke treguar edhe fotot ku sipas tij është goditur nga e dashura























