Drita edhe më afër titullit,  mund Niklin, Vushtrria trondit Trepçën ‘89
Sharr Travel

Drita edhe më afër titullit,  mund Niklin, Vushtrria trondit Trepçën ‘89

Drita ka fituar derbin me kampionin aktual Feronikeli me rezultat 2:1.

Klubi nga Gjilani me këtë fitore ka bërë një tjetër hap të madh drejt titullit të kampionit.

Golat e fitores për vendësit i shënuan Erion Vucaj dhe Fidan Gerbeshi nga një penallti në pjesen e dytë. Ndërsa golin për Niklin e shënoi Besmir Bojku. Me këtë fitore Drita renditet në pozitën e parë me 64 pikë.

Flamurtari triumfoi në spektaklin e golave në shtëpi ndaj Dukagjinit, ekipi të cilin e mposhti me shifrat 4:3.

Ndërsa, Trepça ’89 është ndalur në barazim 1:1 në shtëpi nga Vushtrria. Pas këtyre rezultateve, Drita mban kryesimin e tabelës me 64 pikë, 5 më shumë sesa vendi i dytë, që mbahet nga Ballkani.

Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë. Flamurtari tash ngjitet në vendin e gjashtë me 40 pikë, kurse Trepça ’89 ka 35 pikë në pozitën e nëntë.

Me këto tri ndeshje që u zhvilluan sot përfundoi xhiroja e 29-të e Superligës.