Filmi fantastiko-shkencor "Garda e vjetër”, pritet të dalë të premten
Sharr Travel

Filmi fantastiko-shkencor "Garda e vjetër”, pritet të dalë të premten

Audiencat janë mësuar t’i shohin heronjtë e librave komike të vijnë në jetë në ekranin e madh. Në filmin më të ri të quajtur “The Old Guard” (Garda e Vjetër), heronjtë kanë vetëm një superfuqi, pavdekshmërinë.

Charlize Theron që është edhe protagonistja kryesore shfaqet si një lidere e një grupi të vogël mercenarësh të pavdekshëm të cilët mundohen të ndihmojnë njerëzimin.

Kasti i “The Old Guard” përfshin edhe një sërë aktorësh me ngjyrë jo vetëm meshkuj por edhe femra, si Kiki Layne që do të luajë rolin e Nile, të pavdekshmen e parë që kishte lindur në dekadat e fundit, gjithashtu dhe yllin e “12 Years a Slave” Chiwetel Ejiofor, aktorin tuniziano-holandez Marwan Kenzari etj. 

Regjisorja e këtij filmi, Gina Prince-Bythewood është shprehur që këtë herë protagoniste janë femrat me ngjyrë, një gjë mjaft e rrallë kjo në historinë e Hollywood-it. Ndërkaq edhe aktorët pjesëmarrës në këtë film kanë deklaruar që ndihen të kënaqur që për herë të parë bëhet ndihet diversiteti.

Filmi fantastiko-shkencor, i cili pritet të dalë të premten në Netflix, bazohet në librat komikë të Greg Rucka dhe Leandro Fernandez.

 


MË SHUME NGA Magazina