Johnny Depp akuzon Amber Heard për mashtrime tek psikiatri
Sharr Travel

Johnny Depp akuzon Amber Heard për mashtrime tek psikiatri

Johnny Depp ka akuzuar ish-gruan e tij Amber Heard se mashtroi një psikiatër për lidhjen e tyre, pasi pretendimi i tij për shpifje kundër gazetës Sun po vazhdon, shkruan BBC.

Aktori i tha Gjykatës së Lartë për zonjën Heard, 34 vjeçare, se ai ishte kërcënuar nga ajo dhe karriera e saj.

Depp, 57 vjeç është duke e paditur edhe gazetën prestigjioze “The Sun” për një artikull që thuhet se ai ishte "rrahës i gruas" së tij.

The Sun e mbron saktësinë e tregimit të tyre duke argumentuar se ngjarja është e vërtetë.

Avokatët e aktorit Depp kanë thënë se artikulli ka bërë "akuza shpifëse", duke e akuzuar atë për sulme serioze ndaj zonjës Heard dhe "duke shkaktuar lëndime të tilla serioze nga të cilat ajo kishte frikë edhe për jetën e saj".

Në ditën e tretë të procedurave në Gjykatën e Lartë të Londrës të enjtën, Sasha Wass QC, që e përfaqëson botuesin e Sun, u përqëndrua në një udhëtim për detox që e kishin bërë Depp dhe zonja Heard në ishullin e tij privat në Bahamas në gusht 2014, raporton BBC.

Udhëtimi është një nga 14 incidentet e pretenduara të dhunës në familje, e që të gjitha të mohuara nga Depp, të mbështetur nga NGN në mbrojtjen e tyre kundër pretendimit për shpifje të aktorit.

Depp u pyet gjatë marrjes në pyetje nëse ai "goditi dhe shtyu" zonjën Heard, për të cilën ai ka thënë se nuk e shtyu apo e sulmoi zonjën Heard, pasi sipas tij nuk ishte në asnjë gjendje ta bënte këtë.

Ai ka thënë se më mirë do të shprehte zemërimin e tij duke goditur një objekt të pajetë se sa personin e dashur.

Depp ka qenë i nominuar për Oscar dhe Bafta dhe fitoi një Golden Globe në 2008 për Sweeney Todd: Demon Barber of Fleet Street.


MË SHUME NGA Magazina