Brenda ishullit me pamje përrallore të Johnny Depp
Sharr Travel

Brenda ishullit me pamje përrallore të Johnny Depp

Harroni rezidencat luksoze dhe veturat e shtrenjta, ylli më i madh në botë tashmë posedon ishullin e tij privat.

Aktori Johnny Depp, tashmë ka vendin më të bukur dhe të qetë ndonjëherë, ‘Little Halls Pond Cay’ në Bahamas, shkruan Mirror.

Ishulli privat tashmë posedon gjashtë plazhe, një numër të konsiderueshëm të palmave dhe shtëpi nga më të ndryshmet.

(Foto: Mirror)

Në vitin 2014 është raportuar se ai ka paguar rreth 3.6 milionë dollarë, që nëse mendon, duket një shumë e vogël për një vend të tillë.

Duke folur për Vanity Fair në vitin 2009 aktori i njohur kishte thënë: “Nuk mendoj se kam parë ndonjëherë një vend kaq të pastër dhe të bukur”.

(Foto: Mirror)

Po i njëjti ishull ishte vendi ku aktori dhe ish-gruaja e tij, Amber Heard, kishin organizuar dasmën e tyre në vitin 2015.

Në vitin 2017, dyshja kishin qëndruar në një kënd të ishullit, ndërsa në pjesën tjetër qëndronin mjeku dhe infermierja personale.

(Foto: Mirror)

Sidoqoftë, pas ndarjes së tyre, Johnny po kalon kohën e tij në po të njëjtin vend për t’u qetësuar mendërisht.


MË SHUME NGA Magazina