Ndërpritet seanca, Osmani thotë për shkak të paedukatës së disa deputetëve
“Ndërpitet seanca per shkak te paedukatës së disa deputetëve dhe do t`iu ftojmë vetëm pasi të vendosë Kryesia e Kuvendit”, ka deklaraur Vjosa Osmani
Kryetarja e Kuvendit ka deklaruar kështu vetëm pak sekonda pasi para ulëses së saj ishte krijuar një tollovi.
Ishte deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, i cili ishte nisur në drejtim të saj.
Po diskutohej për rishikimin e buxhetit për vitin 2020 dhe Osmani i ka kërkuar Ukajt që të qetësohej.
Njëkohësisht deputetja e Ganimete Musliu është përplasur me deputeten e Vetëvendosjes Fitore Pacolli duke.
Ajo i tha “mbylle gojën” Pacollit, për të cilën shprehje reagoi edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Derisa Osmani i tha se nuk duhet përdorur gjuhë e tillë fyese, Musliu vazhdoi të thotë “Fitore mbylle gojën”.























