Raporti i KE/ Balla: Një tjetër vlerësim pozitiv për Shqipërinë
Sharr Travel

Raporti i KE/ Balla: Një tjetër vlerësim pozitiv për Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në “Facebook”, numri dy i socialistëve deklaroi se ky është një tjetër vlerësim pozitiv i Komisionit Europian. Balla theksoi se në raport paraqitet përparimi i bërë nga Shqipëria.

“Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë. Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:  Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare. Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë. Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”. #tëVendosurnëRrugëneReformave”, shkruan Balla.