Sarri e do te Juve, por Lampard nuk e lë të largohet Jorginhon!
Sharr Travel

Sarri e do te Juve, por Lampard nuk e lë të largohet Jorginhon!

“Nëse një futbollist qëndron jashtë për disa ndeshje radhazi, kjo nuk do të thotë, që nuk bën më pjesë në planet e mija”, fjalë këto të trajnerit të Chelsea-t Frank Lampard i cili në një intervistë ka folur për situatën që po kalon mesfushori Jorginho, duke mohuar zërat që e shikojnë të ardhmen e tij larg Bluve të Londrës.

Për Jorginhon interesohet ish-trajneri i tij te Napoli dhe Chelsea, Maurizio Sarri i cili kërkon ta transferojë te Juventusi, por Lampard pavarsisht momentit jo që po kalon mesfushori italo-brazilian e konsideron atë një futbollist shumë të rëndësishëm për Chelsea- n dhe sipas trajnerit ai do të vazhdojë aventurën e tij me Blutë e Londrës.