Dybala – Juventus, dilema po shkon drejt zgjidhjes
Sharr Travel

Dybala – Juventus, dilema po shkon drejt zgjidhjes

Paulo Dybala është afër arritjes së marrëveshjes së re me Juventusin.

Calciomercato raporton se ylli argjentinas është pranë mbylljes së marrëveshjes me kampionët dhe liderët e Serie A.

“Bianconerët” dëshirojnë që ylli argjentinas të mbetet në “Allianz Stadium” përtej marrëveshjes aktuale që skadon në vitin 2022, dhe janë të gatshëm t’ia rrisin të ardhurat deri në 12 milionë euro.

Dybala ka kontribuar me 17 gola dhe 13 asistime në 40 ndeshje për Juventusin këtë sezon.

Ai në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim në Premierligë, te Manchester United dhe Tottenham.